Loading...

Përgjegjësia Sociale e Kompanisë

  • Paylink - Western Union, si anëtar aktiv i komunitetit grek por edhe botëror, i kthen me vepra shoqërisë një pjesë të fitimive duke dhuruar para jashtë vendit por edhe ndihmë vullnetare, pajisje, ndihma të ndryshme, sponsorizime në evenimente kulturore të komuniteteve që jetojnë në Greqi. Njëkohësisht, mbështesim përpjekjet për ndihmë dhe integrim të refugjatëve dhe emigrantëve ekonomik në shoqërinë Greke.

  • Në këtë kontekst jemi aleatë me Organizata Jo Qeveritare (O.J.Q) që e kanë treguar veprën e tyre në këtë drejtim dhe bashkëpunojmë me Bashkitë që kanë programe të posaçme për shëndetin, arsimin dhe kulturën.

  • Përveç kohës që dedikojnë vullnetarisht punonjësit tanë dhe mbështetjes të shoqatave dhe të programeve të kombësive të ndryshme të vendit, vepra e përgjegjësisë sociale e kompanisë përfshin dhe të aktivitet në vijim:

  • Donacion në IFG (International Foundation for Greece), (2016)
    IFG në bashkëpunim me Bashkinë e Athinës organizoi një koncert për refugjatët me titull «Atdhe që mori flakë». Koncerti u mbajt në Sallën e Koncerteve të 28.03.2016, të ardhurat e të cilit u caktuan për të përmbushur nevojat e qëndrimit të tyre të përkohshëm.
    Paylink – Western Union, e mbështeti këtë përpjekje për refugjatët që arrijnë çdo ditë në vend.

  • Shoqata në Ndihmë për Fëmijët e Etiopisë, Lalibela (2015)
    Për shumë vite tani Paylink ndihmon në punën shumëanëshe të Shoqatës Lalibela, e cila synon në birësimin ekonomik të fëmijëve jetim dhe të varfër dhe në sigurimin sa më të mirë të kushteve të tyre të jetesës.

  • Caritas Athinë, Program për Refugjatët (2015)
    Misioni i Caritas në Athinë fokusohet në solidaritetin e njerëzve që kemi përreth: Grekë në nevojë, refugjatë dhe emigrantë ekonomik, në një periudhë ku nevojat rritet dhe vështirësitë bëhen të pakapërcyeshme. Në një kohë të tillë Paylink mbështet me vendosshmëri këtë përpjekje.

  • Donacion për Komunën Vathi, Samos (2015)
    Jemi vigjilentë dhe vëzhgues. Kështu që mobilizmi ynë ishte i menjëhershëm kur u kërkua ndihma jonë ekonomike për blerjen e mbulesës në skafin e rojes bregdetare.

  • Çerdhja Bashkiake e Athinës (2014)
    Në vend të dhuratave të kompanisë për periudhën e Krishtlindjeve, Paylink ia dhuroi shumën e parave Çërdhes së Bashkisë të Athinës për ta disponuar atë për nevojat ushqimore të fëmijëve.

  • Shoqata në Ndihmë për Fëmijët e Etiopisë, Lalibela (2014)
    Për shumë vite tani Paylink ndihmon në punën shumëanëshe të Shoqatës Lalibela, e cila synon në birësimin ekonomik të fëmijëve jetim dhe të varfër dhe në sigurimin sa më të mirë të kushteve të tyre të jetesës.

  • Krahas veprës sociale të Paylink në Greqi dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agent Giving Circle të Western Union Foundation jemi anëterë aktivë të një përpjekje humanitare solidariteti që nuk njeh kufij:

  • Mercy Corps, Tërmeti në Nepal (2015)
    Kompania jonë nuk mund të rrinte e paprekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Nepalin. Për ketë qëllim mbështeti përpjekjen për ndihmë nga Mercy Corps.

  • Mbështetjë në parandalimin e Virusit Ebola (2015)
    Në përpjekjen e vështirë për të luftuar virusin Ebola, Paylink tregoi edhe një herë fytyrën humane të kompanisë dhe mbështeti përpjekjen ndërkombëtare për parandalimin dhe trajtimin e virusit, duke u përqëndruar të fëmijët.

  • Mercy Corps, Përmbytjet në Serbi (2014)
    Paylink përkrahu Serbinë fqinje duke mbështetur Mercy Corps në përmballimin e krizës humanitare që rezultoi nga përmbytjet më të mëdha që ndodhën në vend gjatë shekullit të kaluar.

  • UNICEF, Lufta në Siri (2014)
    UNICEF u gjend në qendër të akteve luftarake në Siri duke ndihmuar në atë që është përshkruajtur si kriza më e madhe humanitare në histori. Mbështetës në këtë përpjekje gjeti edhe kompaninë tonë.

Google Adwords: