Loading...
Maria nga Gjeorgjia

Maria nga Gjeorgjia

Erdha në Greqi afërsisht para 8 vjetësh me një qëllim të vetëm, të mbledh para për familjen time. Në Gjeorgji punoja në Ministrinë e Punës por ishte shumë e vështirë ti rrisja fëmijët e mi siç duhej.

Është shumë e vështirë të jesh larg atdheut tënd, por unë dua ti ndihmoj fëmijët e mi. Nuk me intereson asgjë, as rrobat, as çantat, asgjë. Për fëmijët e mi bëj të gjitha. Nuk dua t’ju mungoj asgjë. Unë për ata punoj. Por edhe vajza më ndihmon shumë. Studion dhe punon dhe nuk më kërkon asgjë. Por nuk janë vetëm fëmijët, është edhe bashkëshorti, vjehrra, motra me dy nipërit e mi, të gjithë duhet ti ndihmoj.

Më mungon shtëpia ime, vëndi im, por mbi të gjitha më mungojnë njerëzit e mi. Familja ime. Miqtë e mij. Ato momentet njerëzore. Është një sakrificë që duhet ta bëj – ta bëjmë – që të siguroj të ardhmen e familjes time dhe të fëmijëve.

Me Paylink – Western Union i bëj të gjitha shumë shpejt, brënda 10 minutash e di që familja ime i ka marrë paratë që u kam dërguar. Më duket sikur jua jap në dorë. Nuk është nevoja të presin ose të bej shumë procedura. Ndihem e sigurt. Dhe mundi im, mundi jonë ka rezultat. Dhe kur ndodh 
diçka e papritur, mundem menjëherë, kudo që të jem në Athinë t’ju dërgoj para. Kudo ka një agjenci afër.

Agjencia ku shkoj zakonisht është në Kifisia sepse e kam afër punës. Por kur kam kohë shkoj në Omonia dhe bëj dhe një shëtitje në Monastiraqi, sidomos të dyqanet me mobilje antike dhe mendoj shtëpinë time në Gjeorgji, familjen time dhe ëndërroj ditën që do bashkohemi sërish.